Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara, transmeton KosovaPost.
Sipas raportit, në këtë periudhë janë shënuar tri aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 1812 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 22 persona, prej të cilëve 16 janë dërguar në mbajtje.



Të tjera
Thonjtë zbulojnë shëndetin tuaj, ndryshimet që ndodhin dhe çfarë kuptimi kanë
Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuzoi Real Madridin