6 vjet burg për ish-punëtoren e OSBE-së për spiunazh

6 vjet burg për ish-punëtoren e OSBE-së për spiunazh

Ish-zyrtarja e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Jelena Gjukanoviq, është dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit nga Gjykata Themelore të Prishtinës.

Gjukanoviq akuzohej se, gjatë kohës sa shërbente si zyrtare e OSBE-së në Kosovë, ka kryer veprime të përsëritura duke përcjellë informacione tek agjenti rezident i Agjencisë serbe të inteligjencës (BIA), Aleksandër Vlajiq, të cilat më pas dyshohet se janë transmetuar te zyrtarët e lartë të BIA-s në Beograd.

Në aktakuzë përmendet se, në ditën kur ndodhi sulmi ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Mitrovicën e Veriut në vitin 2022, ajo ka komunikuar me Vlajiq, i cili në atë rast është dënuar në shkallë të parë për të njëjtën vepër penale.

Sipas Prokurorisë, e pandehura ka ndihmuar BIA-n duke dërguar informacione sensitive që lidhen me çështje politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Gjukanoviq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 28 shkurt 2025.