Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Nazmi Mulaku, “mjekut” që cili pretendonte se shëronte sëmundje të ndryshme. I njohur me nofkën “Bio Mulaku”, ai dyshohet për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.
Bashkë më të, masa e paraburgimit i është vazhduat edhe bashkëpunëtorit të tij Përparim Ibishit.
Gazeta ka siguruar aktvendimin e gjykatës në të cilën thuhet se arsyeja e vazhdimit të paraburgimit për dy muaj është se ‘ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale, për të cilat edhe kanë filluar hetimet’. Po ashtu, aty ceket edhe mundësia e ikjes pasi i pandehuri nuk jeton në Kosovë.
”…kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit e arsyeton me faktin se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale, për të cilat edhe kanë filluar hetimet, dhe kjo në bazë të provave të ofruara nga prokuroria, e të cilat janë bashkangjitur shkresave të lëndës. Përveç kushtit bazik, për caktimin, respektivisht vazhdimin e masës së paraburgimit, prokurori i shtetit ka konsideruar se plotësohen edhe kushtet e veçanta të parapara me dispozitat ligjore nga neni 184 par. 1 nën par.1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 e 1.2.3 të KPPRK-së. Rrezikun e ikjes, apo kushtin nga pika 1.2.1, prokuroria e mbështet në faktin se i pandehuri Nazmi Mulaku nuk jeton në Kosovës, por jeton në Zvicër dhe vije në Kosovë vetëm për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme, sipas termineve të caktuara dhe marrë parasysh se lidhur me çështjen në fjalë ende është faza e hershme e hetimit, ekziston mundësia që nëse të pandehurit lihen në liri, të arratisen dhe rrjedhimisht ta pengojnë zhvillimin e procedurës penale”, thuhet në vendim.
Nazmi Malokut i njohur me nofkën “Bio Mulaku” aktivitetin e tij e shpërndante me të madhe në rrjetet sociale.
Madje, ai pretendonte se është “shërues i shumë sëmundjeve që ende s’i ka zbuluar as mjekësia”.
Në njërin nga postimet e tij, Mulaku listonte gjithë sëmundjet që prentendonte se i shëronte.
Krahas kësaj ai publikonte edhe video të personave që shkonin për ‘shërim’ tek ai.



Të tjera
Këto ushqime janë ideale për funksionimin optimal të trurit
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin