Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se e përbashkëta e presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti, është anti-UÇK’izmi.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha ka thënë se i njëjtë me ta është edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili sipas tij, pretendon pushtet me kartën e njëjtë
“E perbashkëta e Albinit dhe Vjosës është anti UÇK izmi, ky është edhe suksesi i tyre. I njëjtë me këta të dy është edhe Lumiri. Pretendon pushtet me kartën e njëjtë”, shkroi ai.
Më tej deputeti i AAK-së ka thënë se nëse Osmani, Kurti e Abdixhiku nuk bëhen bashkë, do ta përçajnë elementin jugosllav në Kosovë.
“Të 3 nëse nuk bëhen bashkë, ka me u bo e zezdita, kanë me përça elementin jugosllav në Kosovë”, shkroi Berisha.
Të tjera
Zlatan Elek dështon për herë të tretë, s’merr votat për nënkryetar
Kryeparlamentari Basha mban konferencë për media
Murati thotë se deputetët sot kanë dy opsione të zgjedhjes mes Listës Serbe dhe Nenad Rashiqit