Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se duan bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Francën.
Ai potencoi se e konsiderojnë aleat dhe partner shumë të rëndësishëm.
Kurti këtë deklarim e bëri pas homazheve në përmendoren dedikuar personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, pasi u pyet rreth arritjes së marrëveshjes së Serbisë me kompaninë e Francës, për blerjen e 12 avionëve ushtarakë.
“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik, njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe mbështetjen ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Francën që e konsiderojmë vend mik, aleat dhe partner shumë të rëndësishëm edhe në Bashkimin Evropian edhe në NATO”, tha Kurti.



Të tjera
Çfarë të hani kur keni aciditet të lartë në stomak?
Momenti emocional i babait të Luis Diaz bëhet viral gjatë Kupës së Botës
Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit