Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim të tij në facebook ka komentuar momentin e ekuacionit matematikor, që kryeministri Albin Kurti tentoi ta zgjidhë.
Tutje, shkruan ai se kryeministri nuk gabon, por kishte një qëllim.
Postimi i plotë:
Kryeministër, gjithmonë kam qenë unë ai që ka zgjidhur problemet kyqe në politikbërjen në Kosovë! 🤣🤣🤣
Por ndihmësit tuaj, në ngutjen e tyre për të bërë një shfaqje dhe për t’ju lavdëruar, ju dhanë një ekuacion që dukej më shumë si një truk cirku sesa matematikë. Sikur të më kishin pyetur mua, do t’ua kisha dërguar zgjidhjen përpara se të fillonte shfaqja e tyre… por mesa duket shfaqja duhet të vazhdojë, apo jo….😀😀
…. Mënjanë shakatë, kryeministri nuk gabon, por vetëm dashti të shoh fytyrat e gëzuara të ministres dhe kryetarit pas “zgjidhjes” së ekuacionit👌👌👌



Të tjera
8 mënyrat natyrale që parandalojnë rrudhat dhe plakjen e fytyrës
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jashtë vendit
Ja çfarë sëmundje keni nëse ju del gjumi natën