Hej Kosovë! A mundesh edhe njëherë me i dal zot Shqypnis?

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

Më thoshte një miku im nga Amerika se Edi Rama është projektuar që në vitin 2000 për të qenë kryeministër i Shqipërisë në vitin 2013. E kishte dëgjuar këtë nga goja e vetë numrit dy të asaj kohe të SHBA-ve. Tani e kuptojmë më në fund se cili paska qenë misioni i tij! – Ta shesë Shqipërinë copa-copa dhe ta zhbëjë atë si komb, si atdhe, si fe, si besim e si strehë të shqiptarëve! Shitja ka nis nga Vlora. Testimet po bëhen edhe në veri. Në Vlorë ishte bërë testi me kohë. Sot Vlora është në tregun e pasurive të paluajtshme të atyre që ia kanë vënë syrin asaj. Para së gjithash izraelitëve. Për të na mashtruar Rama propagadon se pjesë e planit janë edhe arabë të Katarit apo Emirateve të Bashkuara. Por në fakt kjo është maska. E vërteta është se Shqipëria do të bëhet Palestinë.

Qytetarët e Nartës dhe të Vlorës u gdhinë një mëngjes të habitur, kur panë se 600 hektarë tokë ishte rrethuar me hekura dhe me tela me gjemba. Pa asnjë këshillim. Pa asnjë njoftim. Pa u kërkuar asnjë lloj dakordësie pronarëve të tokës. Në Rrjoll të Velipojës qytetarët luftojnë prej shumë javësh me mafien e Edi Ramës. Sepse kryeministri ia ka dhënë tokën e rrjollasve një bisnesmeni pranë qeverisë. Në Valbonë prej vitesh Olsi Rama i ka detyruar shumë malësorë t’ua marrë tokën gati falas. Sepse e do si pronë të veten, që nesër si ortak me ndonjë inzraelit të pasur të bëjë biznes e pas biznesit t’u thotë malësorëve të ikin prej trojeve të veta.

Prej 13 vitesh e më shumë në Shqipëri është ndjekur politika e shpopullimit. Kryeministri Rama fillimisht thoshte se “shqiptarët ikin nga Greqia dhe shkojnë në Perendim”! Më pas filloi të thotë se “Nga e gjithë bota njerëzit ikin ku të duan”! Nuk pranoi asnjëherë as edhe një gram fajësie për shpopullimin e vendit. Sepse dëbimin e shqiptarëve e kishte axhendë të tij. Duhen dëbuar shqiptarët që të vendosen këtu hebrenjtë. Madje në emër të “humanizmit” të shqiptarëve. Para pak ditësh në një takim me kompanitë hebreje kryeministri thoshte se sa më shumë hebrej në Shqipëri, aq më mirë është për ne.

Nga Kneseti në Tel Aviv ai bëri thirrje para disa javësh që hebrenjtë të vijnë në Shqipëri. Edhe Netanjahu atë ditë thoshte se “Shqipëria është një vend i bukur, ku hebrenjtë duhet të shkojnë”! Mekanizmi është po ai që është përdorur në Palestinë në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Fillimisht të blihen prona të patundshme, shtëpi, banesa, troje, tokë pa fund dhe më pas të investohet për popullimin e këtyre trojeve dhe tokave me hebrenj, derisa shqiptarët të mbeten pakicë dhe të pësojnë fatin e palestinezëve.