Genc Gjokutaj, avokat i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ngulmoi fort se i gjithë hetimi ndaj ish-kryeministrit nuk është bërë sipas procedurës, dhe shtoi se brenda tij nuk ka asnjë provë apo implikim.
“Në ftesën e SPAK që na kishte bërë thuhej për komunikimin e akuzës dhe pyetjes së Berishës. Ne u përballëm me një material prej 500 faqesh që është vendimi për komunikimin e akuzës, për marrjen si të pandehur, bashkë me dhëndrin. E vërteta e hidhur është se tabloja e tetorit të shkuar është përsëritur. E gjithë tabloja e hetimit nuk është bërë sipas kodit të procedurës, por ky hetim ka ecur pa prova dhe nuk përmendej emri i Berishës gjatë gjithë hetimit”, tha Gjokutaj.
Më tej, ai foli edhe për masën e sigurisë, por sërish ngriti akuza ndaj gjyqtares. “Sa i përket masës së sigurisë, ne i kemi kërkuar të gjitha shkaqet e mundshme që ajo të revokohet, por një gjyqtare që ësht ëcakjtuar me urdhër dhe jo me short, me problemet që ajo ka dhe do të dëgjoni akoma se ka, është e njëjta gjyqtare ku gjykohen të gjitha çështjet e opozitës. Ne këtë nuk mund ta quajmë gjykatë”, tha avokati.
Në fund, Gjokutaj u pyet se sa është dënimi që rrezikon Berisha për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”, që rëndon tashmë ndaj kryeministrit. “Varion nga 4 deri në 12 vite burg”, u shpreh Gjokuta.



Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin