Ndahet nga jeta njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së në Prizren

Ndahet nga jeta njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së në Prizren

Është ndarë nga jeta Elbasan Xhezair Shoshaj, njëri nga themeluesit e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Prizrenit, veteran i luftës, veprimtar e patriot i përkushtuar, i cili jetën ia kushtoi lirisë dhe atdheut, përcjell KosovaPost.

Ngushëllime për vdekjen e veteranit ka shprehur kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se “përveç kontributit të tij në luftë, ai shërbeu me përkushtim për shumë vite edhe si bashkëpunëtor i Komunës së Prizrenit, duke lënë gjurmë me profesionalizmin, korrektësinë dhe respektin që gëzonte te kolegët e qytetarët”.