Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar pamje të reja nga mikpritja e përzemërt që I kanë bërë ushtarët dhe kadetët amerikanë në West Point.
Në videon e publikuar në porfilin zyrtar të presidentes në Facebook, shihen dhe dëgjohen kadetët dhe ushtarët amerikanë duke brohoritur ”Kosova, Kosova, Kosova” dhe duke e duartrokitur Osmanin para dhe pas fjalimit të saj.
“Jam këtu në emër të një kombi mirënjohës, Republikës së Kosovës, shteti më pro-amerikan në Tokë”, është shprehur presidentja e Kosovës para ushtarëve dhe kadetëve në West Point.
Në mbishkrimin e videos së publikuar, mikpritjen nga ushtarët në West Point presidentja Osmani e ka cilësuar si ‘madhështore’.



Të tjera
Bajrami:Lista Serbe përdor vazhdimisht terminologji e simbole jokushtetuese
Ç’të bëni kur ai shikon femrat e tjera?
FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit