Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për kërkesën që ka ardhur nga degët e Pejës dhe Lipjanit për dorëheqjen e kryetarit të partisë pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ai këtë e ka vlerësuar si pjesë të demokracisë në këtë parti, duke e cilësuar si kërkesë politike.
Haziri ka thënë se kërkesa e këtyre degëve që drejtohen nga Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti, por edhe përgjigjja e Lumir Abdixhikut do të trajtohen në organet e partisë.
Ai ka thënë se një kërkesë e tillë nuk i ka zënë në befasi, pas sipas tij pas zgjedhjeve situata të tilla janë të pritshme.
Dega e LDK-së e Pejës dhe Lipjanit, si dhe Dega II e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se LDK-ja po kalon një nga periudhat më të vështira në historinë e saj.



Të tjera
Ja pse meshkujt duhet të hanë sa më shumë fruta të thata
E rëndë: Qytetarja nga Kosova Besire Kolgeci-Baraliu humb jetën pas një aksidenti në Francë, lëndohen bashkëshorti dhe dy djemtë
Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, flet Haziri: S’na kanë zënë në befasi