Në lidhjen me postimin e ministrit Maqedonci për një ri përsëritje të rastit të Banjskës është deklaruar Rashit Qalaj ish drejtor i Policisë së Kosovës ,i cili theksoi se shumica e pjesëtarëve të grupeve terroriste që morën pjesë në incidentin e Banjskës janë ende të lirë, duke krijuar kështu një rrezik të vazhdueshëm për incidente të ngjashme.
“Duke pasur parasysh se numri më i madh i pjesëtareve terroristë që kanë marrë pjesë në rastin e Banjkës janë në liri, ekziston gjithmonë rreziku që të kemi incidente ndoshta s’mund të them fiks si ai i tipit të Banjskës por gjithmonë është e mundur të ketë incidente”, tha Qalaj.
Ai sugjeroi që ministri Maqedonci duhet të fokusohet më shumë në përmirësimin e kushteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke lënë Policinë të merret me çështjet e sigurisë. Qalaj theksoi se ndonëse nuk mund të parashikohet një incident i ngjashëm me atë të Banjskës, gjithmonë ekziston mundësia për ngjarje të papritura
“Unë mendoj që ministri i mbrojtjes Maqedonci duhet të fokusohet më shumë në përmirësimin e kushteve të forcës së Sigurisë së Kosovës sesa për çështjes e sulmeve , sepse Policia e ka në dorë këtë punë dhe policia duhet të merret me këto punë”, përfundoi Qalaj.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së