Disa njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të tjerë janë zhdukur pasi shiu i rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut shkatërruan shtëpi, rrugë dhe ura në të gjithë pjesën qendrore të vendit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, komuna e Jabllanicës, rreth 70 km (43 milje) në jugperëndim të kryeqytetit, Sarajevë, pësoi pjesën më të madhe të reshjeve të shiut 24 orësh dhe u bllokua plotësisht të premten pasi u shkatërruan lidhjet rrugore dhe hekurudhore.
“Ka shumë njerëz të raportuar të zhdukur”, ka shtuar ai.
Dhe Mbrojtja Civile e Federatës Boshnjako-Kroate tha se numri i të vdekurve mund të rritet.
Ndërkohë imazhe të shumta treguan fshatra dhe qytete të zhytura plotësisht nën ujë, me skena dramatike të “përrenjve me baltë” dhe rrugëve të dëmtuara.
Diku, disa persona të lënduar u evakuuan me një helikopter nga forcat paqeruajtëse të Bashkimit Evropian (EUFOR).
Kroacia fqinje u godit gjithashtu nga përmbytjet të premten, megjithëse nuk pati raportime për viktima ndërsa Mali i Zi dhe Serbia lëshuan gjithashtu paralajmërime të ngjashme.



Të tjera
Lista Serbe ankohet në PZAP pasi nuk iu miratua lista e kandidatëve nga KQZ
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare pa Listën Serbe, OSBE: Të respektohen standardet, po i monitorojmë zhvillimet
Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP