Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga Pallati Elysee në Paris
Ajo së bashku me bashkëshortin e saj kanë qëndruar në darkën e organizuar nga presidenti Emmanuel Macron për krerët e shteteve Frankofone.
“Mbrëmë në Pallatin Élysée në Paris, në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron për krerët e shteteve të Frankofonisë”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, Osmani ka marrë pjesë në hapjen e samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë në Francë së bashku me liderë të tjerë botërorë.
Presidentja ka deklaruar se “Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare”.



Të tjera
Gërbeshi: Pas shumicës së drejtorive, PDK-ja po i kap edhe katër Ndërmarrje Komunale të Prishtinës
Kurti: Vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale
Farat Chia, të çmuara për organizmin tonë