Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur i kënaqur me vvendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e masës ndaj mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ambasadori Hovenier ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën drejt integrimit evropian.
“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën e tij drejt integrimit europian”.
“Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar ai.



Të tjera
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq
Zvicra mposht Kanadanë, siguron vendin e parë në grupin B
VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër