Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur ofertë por që nuk është arritur një marrëveshje.
Në bisedë ai përmendi se për shkaqe teknike e financiare nuk është nënshkruar kontrata.
“Po, kam pas oferte për të qenë analist ne BBVK nga produksioni dhe drejtori i Klan Kosovës dhe kemi negociuar një kohë, por disa nga bisedimet teknike e financiare qe i kemi pasë nuk kemi arrite me u marrë vesh“.
Analisti ka dhënë si arsye edhe zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
“Poashtu janë edhe zgjedhjet me 9 shkurt, dhe angazhimi është i madh për mua që nuk na dha shumë elasticitet të merremi vesh”.
“Kështu që sot, pasdite nuk kemi arritur të merremi vesh në fund për këtë spektakël”, tha ai.
Theksojmë se mbrëmë zyrtarisht u konfirmua se Milaim Zeka, poashtu do të jetë opinionist i këtij edicioni.



Të tjera
Sekuestrohet he*roinë, arr*estohen tre persona
Kurti kërkon ngritjen e statusit të Kosovës në Organizatën e Frankofonisë
Tr@gjedi në Gjermani, vd@es 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja