Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka votuar sot në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Pas votimit, Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje, duke e cilësuar ditën e votimit si festë të demokracisë dhe moment vendimtar për vendin.
Ai theksoi se brenda orëve të votimit vendoset e ardhmja e Republikës, duke nënvizuar rëndësinë e çdo vote dhe pjesëmarrjes masive të qytetarëve.
“Zgjedhjet janë festë për popullin tonë, janë festë e demokracisë e shprehjes së lirë dhe e vullnetit të popullit të Kosovës dhe siç kemi dëshmuar tash e sa kohë e fatkeqësisht shpesh kohëve të fundit, por fatmirësisht Kosova organizon zgjedhje të mira, të mbara dhe demokratike dhe sot presim që në këtë ditë të bukur edhe zgjedhje të mira dhe demokratike. Janë të gjitha kushtet që populli i Kosovës të vendosë fatin për katër vitet e ardhshme. Sot është një ditë ku brenda 12 orëve, nga 7 e mëngjesit në 7 të mbrëmjes, vendoset fati i Republikës, prandaj çdo votë ka rëndësi dhe në këtë drejtim pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës”, tha ai



Të tjera
Çfarë ndodh me sheqerin në gjak kur hani kastravec të freskët?
Policia sekuestron armë, municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok
Konjufca: Demokracia merr kuptim kur qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre