Profesori amerikan Edward Joseph tha sot se Ballkani Perëndimor është aktualisht një rajon i paqëndrueshëm, por se problemet, përfshirë Kosovën, nuk janë “afërsisht” aq të vështira dhe të pazgjidhshme sa në Lindjen e Mesme.
Hoseph, duke folur në forumin “Zgjedhjet Presidenciale Amerikane 2024 – Me rëndësi vendimtare për hemisferën perëndimore dhe Serbinë”, që u organizua në Beograd, tha se serbët duhet të jenë të lumtur që e kanë fqinj Albin Kurti e jo liderin e Hamasit, Yahya Sinwar.
Siç raporton “Danas“, Hopkins theksoi se administrata e presidentit amerikan Joseph Biden humbi mundësinë për të rritur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor pas pushtimit rus të Ukrainës.
Profesori universitar Johns Hopkins theksoi se pas Banjskës, askush në Departamentin e Shtetit nuk ka iluzion se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është aleati i tyre dhe se ata kanë mirëkuptim për njëri-tjetrin vetëm për shkak të municioneve për Ukrainën dhe litiumin.
Ai shtoi se SHBA-të mendojnë se nuk është vetëm Kurti problem në Ballkan, por edhe Beogradi dhe se situata në rajon është përkeqësuar.



Të tjera
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq
Zvicra mposht Kanadanë, siguron vendin e parë në grupin B
VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër