Ministrja Rozeta Hajdari, ka thënë se, Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut.
Në një konferencë për media bashkë me këshilltarin e Kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ministrja Hajdari ka thënë se pas 13 viteve Kosova për herë të parë zyrtarisht ka marrë një inciativë për të rregulluar përfaqësimin e saj në mekanizimin CEFTA.
“Ju njoftojmë se përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar nga CEFTA, dhe kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta, konsistencës, dhe përkushtimit të Kosovës për të rregulluar pozicionin e saj në këtë mekanizëm dhe nga sot në takimet e komiteteteve të përbashkëta, Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut”, tha Hajdari.
Kujotjmë, se njoftimin e bëri ambasadorim gjerman në Kosovë.



Të tjera
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq
Zvicra mposht Kanadanë, siguron vendin e parë në grupin B
VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër