Gjyqtari kushtetues Osman Kadriu kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit. Sipas tij, vendimi është qartazi anti-kushtetues, sepse sipas tij, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është kategori kushtetuese dhe nuk mund të shfuqizohet.
Sipas Kadriut, arsyetimet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, se të drejtat dhe liritë e qytetarëve janë shkelur nga balancuesi në lidhje me deklaratën, nuk qëndrojnë, duke shtuar se diskriminimi është bërë në bazë të barazisë, sepse në konkurs jo të gjitha komunitetet ishin të barabarta për të konkurruar.
Kadriu shpreh dyshimin se ka presion politik që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë balancuesin, apo instrumentin që garanton përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike në administratën publike.



Të tjera
Ushqimet që mbajnë trupin në formë në stinën e verës
Pesë foshnje marrin emrin Neymar pas rikthimit të tij në Botëror
Federata u jep një ndëshkim brutal futbollistëve të Uruguait pas dështimit në Botëror