Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar nga bashkatdhetarët që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian që të votojnë në zgjedhjet që mbahen për Parlamentin Evropian nga 6 deri më 9 qershor.
Ai përmes në Facebook ka thënë se këto janë zgjedhje tepër të rëndësishme që do t’a përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e Bashkimit Evropian, por edhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.
“Dilni dhe votoni. Votoni për një Evropë të sigurt që i ofron Kosovës një perspektivë të qartë për integrim”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Gazeta Express



Të tjera
Shenjat që tregojnë që keni probleme me zemrën
6 këshilla si të humbisni peshë pa nevojën e dietave
Muhamed Sejdini u arrestua pasi akuzohet se i shpërdoroi 700 mijë euro fonde të UEFA-s