Në Bulevardin e Podujevës është hapur panairi i radhës me produkte tradicionale e artizanale të ndryshme.
Për tre ditë me radhë, qytetarët e Podujevës do të mund të vizitojnë këtë panair, ku mund të gjejnë ushqime të ndryshme tradicionale, veshje kombëtare e artizanale të prodhuara kryesisht nga gratë e Llapit, transmeton Telegrafi.
“Ky panair është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe ka për synim promovimin e traditave dhe prodhimeve vendore”, thuhet në njoftimin e bërë nga komuna e Podujevës.
Panairi do të jetë i hapur tri ditë, deri më datën 12 tetor, duke ofruar një gamë të gjerë të produkteve të ndryshme ushqimore tradicionale, artizanale, etj., të përgatitura nga gratë.



Të tjera
Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror
Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane
Çfarë shohin meshkujt në fillim te femrat