Protesta në Tiranë ka hyrë këtë të diel në ditën e 29-të, ndërsa gjatë mesditës janë shënuar tensione mes protestuesve dhe policisë në bulevardin përballë Kryeministrisë.
Protestuesit, të cilët kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në bulevard, janë përballur me forcat e policisë që kanë kërkuar lirimin e hapësirës publike. Situata u tensionua pasi zyrtarët policorë hoqën instalacionin me këpucë, të vendosur në shkallët e Kryeministrisë, i cili sipas protestuesve simbolizonte largimin e të rinjve nga vendi dhe emigrimin jashtë Shqipërisë.
Protestuesit kundërshtuan veprimin e policisë, duke kërkuar procesverbal për heqjen e instalacionit dhe duke pretenduar se ndërhyrja po bëhej pa procedurë të qartë.
Gjatë përplasjes, disa prej tyre u përpoqën të ndalonin policinë që të merrte këpucët, por pa sukses. Tensione pati edhe në një moment tjetër, kur një efektiv policie i mori telefonin një protestuesi që po filmonte situatën. Pas reagimeve të protestuesve, telefoni iu kthye sërish qytetarit.
Protesta pritet të vazhdojë sonte në mbrëmje. Në orën 19:00, protestuesit është paralajmëruar se do të mblidhen në Sheshin “Skënderbej”, prej nga do të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku pritet të mbahen edhe disa fjalime.



Të tjera
“Jo më Rama ik, por Rama në burg”- Kola: Ka prova që ka vjedhur Shqipërinë, prandaj i duhet konfiskuar dhe pasuria!
6 gjëra që nuk duhet bërë kur e keni stomakun bosh
Hiqet instalacioni me këpucë para Kryeministrisë në Tiranë