Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon sot vizitë zyrtare në Hungari.
Paraditen e sotme, kryeministri Rama u prit në një takim nga kryeministri hungarez, Victor Orban.
Pjesë e delegacionit zyrtar që shoqëron Kryeministrin Rama në këtë vizitë janë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Sipas medieve, në kuadër të kësaj vizite pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve, një prej të cilave në sektorin e bujqësisë.



Të tjera
Këta janë babë e bir që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit
Eurodeputeti holandez: Vuçiq po përdor taktikën e autokratëve për të qëndruar në pushtet
Analistët: Presidenti mund të zvarritet, Kuvendi e Qeveria jo