Rusia iu përgjigj me kërcënim raporteve se Franca së shpejti mund të dërgojë trajnerë për të ndihmuar ushtrinë ukrainase.
“Asnjë instruktor i përfshirë në trajnimin e ushtrisë ukrainase nuk ka imunitet”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton AFP.
Javën e kaluar, komandanti i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, tha se trajnerët francezë do të vinin në Ukrainë “së shpejti”, një deklaratë e cila u mohua në atë kohë si në Paris ashtu edhe në Kiev.
Presidenti francez Emmanuel Macron – i cili do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy këtë javë gjatë 80-vjetorit shënimit të zbarkimit të Ditës D në Francë – mund të shpallë së shpejti një koalicion të vogël vendesh të gatshme të dërgojnë trajnerë në terren në Ukrainë, raportoi Le Monde.



Të tjera
Muriqi i 6-ti në luftën për “Këpucën e Artë” evropiane
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mbrojtja e votës dhe hetimet për parregullsi zgjedhore
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes së Kosovës