Një i ri ka humbur jetën dje si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë, në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lidhur me këtë rast policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje. Sipas raportit aksidenti ka ndodhur në km 3 Prizren Jug-Vërmicë rreth orës 14:40.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka shkaktuar vet aksident me pasoja fatale, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Përveç njësive relevante policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.



Të tjera
Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim
Manipulim votash: Avokati Sylaj konfirmon lirimin e klientit pas intervistimit
Përfshirja e Lajçak në skandalin me Epstein: Vjen paralajmërimi për ndryshime në dialogun Kosovë–Serbi