Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një konkurs për kuzhinierë dhe staf tjetër përkrahës. Lajmin e kanë bërë publik në faqen zyrtare të Ministrisë në “facebook”, derisa konkursi me detaje është i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas dokumenteve të konkursit ministria e FSK-së ka kërkuar 25 kuzhinierë, 23 ndihmës kuzhinierë, 44 shpërndarës ushqimi dhe 16 pastrues të enëve.
Ky konkurs vjen pas problemeve që ministria ka pasur me kontratën për ushqim. Ministri Ejup Maqedonci në një intervistë në Pressing ka thënë se kriza aktuale në FSK me ushqimin është për shkak se si ministër ka vendosur të ndërpritet praktika e vjetër e lidhjes së kontratave për ushqim dhe që të sigurohet një formë afatgjate e sigurimit të ushqimit.
Të tjera
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!
KFOR jep detaje për takimin lamtumirës mes Barduanit dhe Presidentes Osmani