Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka pritur dje në një takim gjeneralin e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexus G. Grynkewich, Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR).
Gjatë takimit, gjenerali Grynkewich e falënderoi Italinë për kapacitetet që ka vënë në dispozicion të Aleancës, ndërsa u diskutua për situatën aktuale të sigurisë dhe aktivitetet kryesore të NATO-s.
“Në qendër të takimit ishte një vlerësim i situatës në kontinentin evropian dhe i operacioneve e aktiviteteve kryesore të NATO-s, me referencë të veçantë për Kosovën dhe Frontin Jugor. Fokusi ishte gjithashtu te forcimi i mbrojtjes kontinentale, përtej kufijve të 27 shteteve të Bashkimit Evropian, si shtyllë evropiane e Aleancës”, thuhet në njoftim



Të tjera
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën
Mbyllen Ligat Universitare 2026, ndahen çmime për sportistët më të dalluar
Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje