Mes gjithë aludimeve për ndarje nga Heidi Baci, Romeo duket se i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’ me veprimin e fundit, duke larguar çdo postim nga Instagrami i tij.
Veprimi i aktorit erdhi menjëherë pasi në “Goca dhe Gra” u publikua poezia e Heidit nga Egla, çka bëri që në rrjet të aludohej se ishte pikërisht kjo arsyeja e vendimit të Romeos për të larguar gjithçka nga Instagrami i tij.
Mirëpo, duket se kjo nuk është e vërtetë, të paktën sipas disa burimeve të reja.
Disa zëra thonë se ky veprim i Romeos nuk ka të bëjë aspak me Heidin, por me punën e tij.
Sipas informacioneve, Romeo do të sjellë këtë javë një bashkëpunim suprizë me këngëtaren Semi Jaupaj dhe ka marrë këtë vendim për t’i lënë këtij projekti muzikor gjithë vëmendjen e rrjeteve të tij sociale – një veprim ky i zakonshëm për këngëtarët kur duan të promovojnë një projekt të ri.
Nga ana tjetër, edhe Semi ka bërë një postim në Instagram ku shkruan: “Këtë javë?, duke lënë të kuptohet se një projekt i ri muzikor po vjen.
Kënga thuhet se do të lancohet ditën e martë ose të mërkurën e kësaj jave, kështu që na mbetet të presim vetëm pak për të mësuar lidhur me veprimin e Romeos.
Më herët u aludua se ‘molla e sherrit’ mes aktorit dhe Heidit kishte qenë këngëtarja Elvana Gjata, falë afrimitetit që Romeo ka shfaqur me të gjatë xhirimit të ‘Tenxherja Kapakun’. Por, Heidi i hodhi poshtë këto aludime duke u shprehur në ‘Goca dhe Gra’ se është ‘Team Elvana’




Të tjera
Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga Guxo
Pijeni një gotë ujë të ngrohtë në mëngjes, mësoni përfitimet
LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit