Pas shumë aludimeve dhe diskutimeve në rrjetet sociale, Juliana Nura ka vendosur të flasë publikisht për një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së saj. Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të parë, pas një procesi fertilizimi in vitro (IVF).
Juliana ka treguar se këtë rrugëtim e ka nisur pa një partner, duke zgjedhur të bëhet nënë përmes një procedure të asistuar mjekësore. E pyetur për identitetin e babait biologjik, ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për një donator shqiptar, duke theksuar se fëmija i saj do të ketë origjinë shqiptare nga të dy prindërit biologjikë.
Sipas saj, ky vendim nuk ka qenë i nxituar, por rezultat i një reflektimi të gjatë personal. Juliana është shprehur se zgjodhi këtë rrugë për të shmangur pasiguritë që mund të sillte një marrëdhënie e paqëndrueshme dhe për t’i krijuar fëmijës një ambient sa më të qetë dhe të sigurt.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka folur edhe për reagimet dhe kritikat që ka marrë pas këtij vendimi. Ajo është shprehur se askush nuk mund ta gjykojë një zgjedhje personale pa njohur historinë dhe arsyet që e kanë çuar drejt saj.
Juliana ka treguar se mbështetjen më të madhe e ka ndjerë nga gratë, të cilat, sipas saj, e kanë përgëzuar për kurajon dhe vendimin për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë nënë.



Të tjera
Një tjetër trajner jep dorëheqje pas dështimit në Botëror
Çfarë duhet të bëni që vetura të mos ngrijë gjatë natës?
UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027