Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep 48 orë leje për të qenë pranë foshnjës

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, janë bërë prindër për herë të dytë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se me lejen e Prokurorisë së Posaçme, Veliaj është shoqëruar nga qelia e tij drejt maternitetit “Koço Gliozheni” për të parë foshnjen e porsalindur.

Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, teksa leja për kryebashkiakun është për një afat prej 48 orësh.