Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka pretenduar se biseda në zyrë me ish-deputetin nga Lista Serbe, Slavko Simiq është e montuar.
Në KTV Kusari-Lila ka pretenduar se kjo bisedë është e ndërhyrë sipas dëshirës së autorit për ta prezantuar atë në publik.
“Vitin e kaluar nuk e kam kontestuar vërtetësinë në kuptimin e materialit që është publikuar, por ka qenë evidente që nuk ka qenë një bisedë e tërë, ka pasur shumë ndërprerje dhe janë vënë tituj të bisedave sipas vullnetit, dëshirës apo qëllimit të autorit.
Në zyrë ka ndodhur biseda si e plotë. Ajo çfarë ndodhi këtë vit dhe ajo çfarë u paralajmërua fillimisht, në momentin kur është publikuar më 1 qershor nga i njëjti portal si i vitit të kaluar, e ka pasur vetëm një përshëndetje që synonte ta hidhte poshtë faktin që unë kam deklaruar se ka qenë vetëm një bisedë që e ka përçuar Slavko Simiq në zyrën time përmes telefonit të Milan Radoiçiq dhe i cili është drejtuar fillimisht në gjuhën shqipe, ndërsa biseda që është publikuar, ka pasur elemente të bisedës telefonike, jo e njëjta me atë dhe aty e kam pasur dyshimin e parë se kjo është manipuluar. Biseda që ka ndodhur në zyrë është këputur, është ngjitur sipas dëshirës, sipas objektivit që e ka pasur portali për ta prezantuar temën në fjalë”, ka thënë ajo.



Të tjera
Çfarë i duhet çdo skuadre për të arritur në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026
Lamine Yamal merr një dhuratë speciale para udhëtimit drejt Meksikës për Botërorin 2026
Gilberto Mora hyn në histori të Meksikës dhe Kupës së Botës me rekordin e tij