Pas takimit mbrëmë me pjesëtarë të mërgatës e para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris, mëngjesin e sotëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkëbisedoi me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.
Në njoftim tutje thuhet se gjersa u riafirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Francës, kryeministri Kurti dhe ministri Haddad diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit veçanërisht në sferën ekonomike, në kuadër edhe të forumit të sotëm, si një mundësi e mirë për më shumë shkëmbime, bashkëpunime e investime mes kompanive të dy vendeve tona.
“U trajtua edhe rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Në fokus ishin dhe çështjet rajonale me theks në bashkëpunimin rajonal.
Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Haddad për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe bashkëbisedimin e takimin e sotëm. Prezent në takim ishte dhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën
Mbyllen Ligat Universitare 2026, ndahen çmime për sportistët më të dalluar
Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje