Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një diskutim të rëndësishëm me kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Torres për Kosovën dhe për forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.
“Diskutimi ishte përmbajtësor dhe ndihmon në thellimin e bashkëpunimit tonë,” tha Osmani.
Ajo gjithashtu vlerësoi kontributin e mërgatës kosovare për organizimin e këtij takimi, duke theksuar rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e aleancës mes Kosovës dhe SHBA-ve.
Ky takim është një vazhdim i angazhimeve të Kosovës për të thelluar partneritetin me Shtetet e Bashkuara.



Të tjera
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën
Mbyllen Ligat Universitare 2026, ndahen çmime për sportistët më të dalluar
Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje