Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e personit në kërkim, Mazllum Brahimaj i moshës 54 vjeçare.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se i pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Dhunim”.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është: Mazllum (Sadri) Brahimaj i lindur me 01.04.1970 nё Kashicё-Istog. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: ‘Dhunim’ “, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.




Të tjera
Arsyeja pse personat që kanë pasur shumë partnerë seksualë kanë më shumë shanse për t’u prekur nga kanceri
Vihet gurthemeli për ndërtimin e Pediatrisë në Gjilan
Hamilton: NATO i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në Banjskë