Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 124 masa, nga të cilat gjashtë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
MPB njofton se gjashtë masa janë shqiptuar për kalim në sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq, shtatë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit…
“Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB-ja.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit