Pesëmbëdhjetë vjet pasi themeloi kompaninë e veturave që mban emrin e tij, Mate Rimac ka projektuar superveturën e tij Nevera.
Ai ka vendosur të tregojë trupin e modelit të ri me fibër karboni dhe me flamuj kroat në pasqyrat anësore..

“Ndoshta nuk kam qenë klienti më i lehtë. Por, rezultati jo vetëm që duket i shkëlqyeshëm, por tregon një histori të rëndësishme për mua”, tha Rimac.
Bëhet e ditur se fuqia e modelit të ri qëndron te katër motorët elektrikë me një prodhim total prej 1,914 kuaj fuqi.
Shpejtësia maksimale e Nevera është 415 km/h.



Të tjera
Nëse ke dhimbje shpine, këto janë pozicionet ideale për zonat specifike
Ministria njofton për çmimet e derivateve, nafta 1.69 €, benzina 1.48 € për litër
Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia