Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka theksuar rëndësinë e diasporës për zhvillimin e Kosovës dhe ka deklaruar se angazhimi për ta bërë vendin më të mirë është i pamjaftueshëm pa përfshirjen e saj.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Tahiri ka nënvizuar se PDK e konsideron diasporën si një faktor kyç në zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës.
“Angazhimi për ta bërë Kosovën më mirë është i mangët pa diasporën tonë,” ka shkruar Tahiri, duke përshëndetur takimin e Bedri Hamzës, me bashkatdhetarët kosovarë në Muttenz të Bazelit, gjatë një vizite të rëndësishme.



Të tjera
Kosova vazhdon përpara drejt integrimit
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Fara chia, banane dhe mollë për më shumë energji