Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni shijuan Darkën e Lamës në Bruksel.
“Në vazhdën e takimeve me bashkëkombasit tanë, kësaj radhe, së bashku me nënkryetarin e LDK-së dhe kryetarin e Pejës z.Gazmend Muhaxherin, u mirëpritëm me Darkën e Lamës në Bruksel. Kjo traditë e hershme e e përzemërt e jona, u organizua nga Dega e Lidhjes Demokratike në Beneluks, me kryetar Bahtir Kastrati, i cili me shumë aktivistë të tjerë, po bëjnë një punë të palodhshme në mobilizimin dhe përkrahjen masive të LDK-së, në rikthimin e saj në krye të vendit”.
“E përgëzoj degën e LDK-së për organizimin dhe mbajtjen gjallë të traditës sonë të hershme dhe mirënjohje pafund për bashkëkombasit tanë në Beneluks dhe anekënd Evropës!”, ka shkruar Quni ndër të tjera.



Të tjera
Higjiena e tepërt e dëmshme për fëmijët
Malisheva dhe Drita ndahen baraz 1-1 në një ndeshje të fortë në Liman Gegaj
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paqes në Gaza