Nuk kanë munguar incidentet në takimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama me shqiptarët e Britanisë së Madhe.
Kreu i qeverisë shqiptare u prit me thirrjet: Rama ik! Deri kur?
Nga salla e “Cooper Box Arena” ku u mbajt takimi u nxor me barelë një shqiptar rreth 50 vjeç. Siç mëson A2 CNN, 50-vjeçari u dërgua me ambulancë për në spital.
Rama e nisi fjalimin e tij duke kërkuar ndjesë për protestuesit para sallës ku mbahej takimi duke shtuar se “ndasia e vjetër është drejt fundit.”
Ai akuzoi Partinë Demokratike se nxit “të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj.



Të tjera
Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta
Me huanë e reparacioneve për Ukrainën, BE sfidon Putinin dhe Trump-in
Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030