Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar të dhënave të Bankës Botërore.
Murati ka thënë se ky është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në vend.
“Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite , apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Murati.
Sipas infografikës që ka publikuar Murati, jetëgjatësia në Shqipëri është 77, në Mal të Zi 76, në Serbi 75, Bosnje e Hercegovinë 75, e në Maqedoninë e Veriut 74.



Të tjera
Reagon kompania që do të ndërtojë në Sazan: 4 vite që punojmë për një destinacion të klasit botëror
VV e siguron ulësen e 52-të
Basha: Nis sanimi i skarpatave në autostradën `Ibrahim Rugova`