Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi ka njoftuar se komisioni vlerësues është duke vazhduar punën për masën e mbështetjes për studentët, ndërsa listat përfundimtare do të publikohen sapo të jenë gati për ekzekutim, përcjrll KosovaPost.
“Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar”, ka shkruar Murati.
Sipas tij, për masën e studentëve, qytetarët do të njoftohen pas përfundimit të procesit të vlerësimit.
Postimi i Plotë:
Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar.
Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim.



Të tjera
Reagon kompania që do të ndërtojë në Sazan: 4 vite që punojmë për një destinacion të klasit botëror
VV e siguron ulësen e 52-të
Basha: Nis sanimi i skarpatave në autostradën `Ibrahim Rugova`