Phil Foden ka qenë ndër figurat më kryesore të Manchester City gjatë sezonit të fundit dhe performancat e tij të shkëlqyera kanë sjellë që ai të nderohet me titullin “Lojtari i Sezonit” në Ligën Premier .
Foden ka dhënë një kontribut vendimtar në suksesin e skuadrës, me 57 ndeshje të zhvilluara, 27 gola të realizuar dhe 12 asiste të dhëna, duke treguar se është një talente tepër i rëndësishëm për klubin.
Edhe pse kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2027, Manchester City dhe Foden mund të zgjasin marrëveshjen e tyre për të punuar së bashku edhe deri në vitin 2030 nëse bien dakord të vazhdojnë bashkëpunimin.
Raportimet nga The Sun sugjerojnë se nëse Foden nënshkruan këtë kontratë të re, do të bëhet lojtari britanik me pagën më të lartë në histori – duke kaluar nga rroga e tij aktuale prej 230,000 eurosh në javë në një shifër të jashtëzakonshme prej 400,000 në javë.
Real Madridi thuhet se po e mbanë një vëzhgim nga afër të situatës, pasi e sheh Fodenin si një lojtar që mund të mbështet për shumë vite në të, mirëpo nëse arrihet marrëveshja mes lojtarit dhe Cityt, atëherë përfundon gjithçka në këtë pistë.
Të tjera
Është momenti me u distancu nga politika degraduese e Albinit, kush ka dinjitet
Ekzekutohen pagesat e para për aplikuesit për tekstet shkollore
Punonjësit e Microsoft-it protestojnë kundër kompanisë për lidhjet me luftën e Izraelit në Gaza