Legjenda braziliane, Kaka, beson se dy futbollistë të Real Madrid janë kandidatët më seriozë për të fituar “Këpucën e Artë” në Botërorin 2026.
Në një intervistë për ESPN UK, ish-fituesi i Topit të Artë u pyet se cilët janë dy favoritët e tij për të përfunduar turneun si golashënuesit më të mirë. Përgjigjja e tij ishte e qartë:
“Padyshim Mbappe, pastaj Vini Jr.”, deklaroi Kaka.

Përzgjedhja e Kylian Mbappe si favoriti kryesor nuk përbën befasi. Sulmuesi francez ka dëshmuar vazhdimisht cilësitë e tij në skenat më të mëdha të futbollit dhe deri tani ka realizuar tre gola në këtë Botëror.
Shpejtësia, instinkti para portës dhe lëvizjet e tij e bëjnë një nga sulmuesit më të vështirë për t’u ndalur, veçanërisht në ndeshjet me eliminim direkt.
Ndërkohë, Vinicius Junior mbetet një tjetër emër i fortë në garën për “Këpucën e Artë”.
Ylli brazilian ka shënuar dy gola me Kombëtaren e Brazilit dhe po merr gjithnjë e më shumë përgjegjësi në repartin ofensiv të “Seleçaos”.

Me lëvizjet e tij të mprehta, aftësinë për të krijuar raste dhe efektivitetin në fazën përmbyllëse, Vinicius vazhdon të konsiderohet një nga pretendentët kryesorë për çmimin e golashënuesit më të mirë të turneut, edhe në ndeshjet kur nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës.
Mbetet të shihet nëse njëri prej dy yjeve të Real Madridit do ta përmbushë parashikimin e Kakas dhe do ta mbyllë Botërorin 2026 në krye të listës së golashënuesve.



Të tjera
Dionis Krasniqi, talenti që po lë gjurmë në notin kosovar
10 ushqimet që pastrojnë trupin nga helmet
Yamal flet për vështirësitë dhe suksesin e fëmijërisë: Prindërit e mi ia dolën të bënin gjithçka