Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.
Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 19 në 37 gradë Celsius.



Të tjera
Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për ngjarjet në Iran
Nesër pritet të ekzekutohen pagesat për këta qytetarë
Në stinën e verës, 7 ide për takimin e parë…