Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”, kanë folur për banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”. Vajzat bënë një analizë të detajuar sa i përket disa prej banorëve dhe shenjave të tyre të horoskopit:
-Bricjapët nuk janë për atë format, pasi janë shumë seriozë dhe do mërziteshin, do stresoheshin dhe do dilnin. Për këtë format është Gaforrja, shenjë kardinale. E ka provuar si Luizi dhe Olta. Dashi, shenjë kompetitive e ka provuar, fituesit e kaluar si Egla dhe Iliri. Edhe Virgjëreshat kanë shkuar në finale: Donaldi, Juli, Romeo.
-Këtë vit Virgjëresha është vetëm Egli.
-Për Laertin, që është Peshqit, thuhet që është një shenjë dramatike që nuk po e nxjerr potencialin e tij të plotë. Ndoshta sepse nuk po përshtatet aty, është brenda guaskës së vet.
-Ky BBV është i vajzave sepse i kanë vënë shumë në hije të gjithë meshkujt e tjerë.
-Kemi shumë Ujor. Valbona, Xumi. Amberi është fiks Ujor, ta thotë atë që ka fiks direkt në sy, nuk ka frikë fare. Nuk e ka problem, nëse do të ketë hatërmbetje aty, sepse e di që kur të dalë do jetë ndryshe. Është shumë personazh, shumë karizmatike.
Nga cilat shenjat të zodiakut mund të kemi potencial?
“Thamë që është viti i Gaforres. Rozana është e padiskutueshme, Gerta dhe Gjesti, me gjithë reagimin që pati publiku dhe dashurinë e madhe që ka marrë. Edhe Laerti në finale. Kemi një Gaforre, Luan, Demi, Peshqit dhe Amberi”.



Të tjera
Po kontrollohen 15 biznese për shërbime ilegale me botoks
Mos “e humbni” mëngjesin!
Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit