Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur mirënjohjen ndaj forcave të NATO-s për intervenimin në Kosovë dhe mbështetjes së Blair për çlirimin e vendit, raporton Ekonomia Online.
Para se ta ftonte për të folur para deputetëve, Konjufca tha se ky parlament është edhe i Blairit, i cili luajti një rol të rëndësishëm për çlirimin e Kosovës më 1999.
“Jeni gjithmonë i mirëseardhur në Kosovë dhe duhet të ndiheni, e nuk kam kurrfarë dyshimi që ndiheni po sikur në shtëpinë tuaj, prandaj edhe kjo foltore, edhe ky parlament, është i juaji”, tha Konjufca.
Ai tha se Blair dhe figurat e tjera e ndalën gjenocidin në Kosovë.
“Ne jemi të gjithë të nderuar, zonja dhe zoterinj, të dashur kolegë, ta kemi të pranishëm mikun e madh të Kosovës, njeriun i cili në çdo pozitë në tē cilën ishte, e sidomos për 10 vite sa ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ditët tona më të rënda si popull”, tha Konjufca.
Të tjera
Kryediplomati belg paralajmëron “krizë të madhe” nëse qeveria nuk ashpërson qëndrimin ndaj Izraelit
Kreu i ushtrisë izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin për shkëmbimin e të burgosurve
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia