Fjolla Ujkani futet në Kuvend, kjo deputete e LDK-së mbetet jashtë

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke e çuar numrin total të deputetëve të saj në 53, përcjell Bota sot.

Sipas rezultateve të publikuara, LVV-ja ka fituar 376,226 vota apo 47.08 për qind të votave, duke siguruar 53 ulëse në legjislaturën e re.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbetur me një mandat më pak, duke u ndalur në 18 deputetë. Kjo parti ka marrë 133,799 vota, ose 16.74 për qind të totalit të votave.

Ndryshimi në shpërndarjen e mandateve ka ndikuar edhe te kandidatët që sigurojnë ulëse në Kuvend. Nga LDK-ja, deputetja Jeta Statovci ka mbetur jashtë Kuvendit me 15,657 Vota vota, ndërsa nga LVV-ja, Fjolla Ujkani ka siguruar mandatin me 14,872 Vota