Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të fundit, duke siguruar deri më tani 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Sipas rezultateve të publikuara, partia e udhëhequr nga Albin Kurti mbetet forca më e madhe politike në vend.
Lidhur me rezultatin zgjedhor ka reaguar analisti politik Rron Gjinovci, i cili vlerëson se ndryshimi në numrin e deputetëve nuk e ndryshon në thelb raportin e forcave politike.
“I pat 57 deputetë, tash i ka 53, qeverinë prap e bon vet. Ku ke poenta e zgjedhjeve? Me harxhu pare, kohë dhe mundësi zhvillimi për venin?”, ka shkruar ai në Facebook.



Të tjera
Vedat Muriqi gëzon nxënësit e Shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren
Tuchel merr vendimin e pazakontë, Anglia do të luajë edhe një ndeshje shtesë në Botëror
Këshilla të vlefshme: Si t’ia dilni gjatë vozitjes në mjegull