Carlo Ancelotti e ka bërë të qartë se Real Madridi do të refuzojë ftesën e FIFA-s për të luajtur në Kupën e Botës për Klube për vitin 2025.
Duke folur për Ill Giornale, ai tha: “Real Madrid nuk do të shkojë në Kupën e Botës për Klube, FIFA mund ta harrojë këtë. Futbollistët dhe klubet nuk do të marrin pjesë në atë turne”.
“Një ndeshje e vetme e Madridit vlen 20 milionë euro dhe FIFA dëshiron të na japë këtë shifër për të gjithë turneun. Si ne, disa klube do ta refuzojnë ftesën”.
FIFA po ristrukturon formatin e Kupës së Botës për Klube nga viti 2025. Edicioni i vitit të ardhshëm do të mbahet në fazën parasezonale (qershor-korrik) dhe Los Blancos janë ndër 12 klubet evropiane që janë kualifikuar për të.
Por, me organizmin botëror që ofron pak shpërblim financiar dhe turneu ka pak prestigj, ai nuk i pëlqen Real Madridit.
Florentino Perez ka të ngjarë të krijojë një fushatë parasezonale më fitimprurëse për klubin në vitin 2025 që mund të sjellë shpërblime më të mëdha monetare dhe ndoshta do të mbahet jashtë Evropës.



Të tjera
Ndëshkimi i fëmijëve me goditje ndikon negativisht në suksesin e tyre në shkollë
Në vitin 1966 trofeu i Kupës së Botës u vodh dhe u gjet pas 7 ditësh
Çfarë të bëni kur dikush ju ndërpret gjatë bisedës: Fjalia që vendos kufirin pa konflikt